The Story so far
Me sa duket mjaftonte vetëm një shkresë problematizuese dhe një bisedë e qetë mes të rinjsh, të shqetësuar dhe të ndergjegjësuar për gjithcka që dëmton,që i bën reklamë të keqe dhe si përfundim lë pas vendin tonë , le të jetë një shkëndijë ,arsyeja që të fillojë përpjekja e disa te rinjve himariotë për nje ofertë vetjake dhe me fantazi.... Por jo vetëm kjo, sepse dhe të njihemi me moshatarët e tjerë duam natyrisht te kalojmë mirë ,të argëtohemi. Mbi të gjitha është shpirti i shoqërisë ai që na udhëheq...
U ndoq nga një bisedë e disa të rinjve me temë problemet e atdheut tonë dhe në bisedë e sipër ...vjen një ide...të gjithë të bashkojmë fuqitë tona dhe secili të japë me mënyren e vetë dhe aq sa ka mundësi, në mënyrë që ti japim dhe ne dicka vendit që na ka falur momente të bukura dhe të vërteta dhe që na ka mbushur me krenari, por që kryesisht na ka dhënë me bujari mundësinë të shijojmë bukurinë e pakrahasueshme dhe magjinë e tij.
Vizjoni
Ajo që të gjithë kërkonim ishte gjetja e një zgjidhjeje të mesme dhe ideale , që mbi të gjitha të ishte e vlefshme për vendin tonë , por që gjithashtu nuk do të kushtëzonte ose do të vinte nën presion asnjë nga shokët dhe anëtarët tanë e grupit.
Arritëm pra në disa përfundime, rregulla të pashkruara për anëtarët e grupit tonë ,të cilat i zbatojmë dhe i respektojmë dhe që kanë vlerë midis nesh.
Shqetësimi ynë i parë dhe kryesor, ë shtë të bëjmë të qartë tek të gjithë ka karakter të pastër vullnetar dhe është tërësisht dhe ekskluzivisht I vetëfinancuar. Anëtarët e grupit tonë , janë punonjës dhe qytetarë aktivë , për arritjen e qëllimeve të grupit, ofrojnë cdo herë shumën që i kërkohet.
Kush Jemi
Njëzëri dhe në mënyrë të qartë , të gjithë ne shpallim se grupi ynë , nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë asnjë kerkese kundrejt autoriteteve lokale ose vendasve. E vetmja qe kerkojme eshte te na perkrahni ne kete perpjekje qe e bejme me kaq dashuri.
Cdo anëtar i grupit tonë ka përkatësinë e vetë politike, e cila është plotësisht e respektuar nga te tjeret.
Cdo kush që ka deshirë dhe mundë si t`i ofrojë dicka grupit tonë , për të mirën e përbashkë të vendit tonë , është i mirëpritur nga të gjithë ne. Nuk jemi konkurrentë ,por vetëm mikpritës për cdokënd që te bëjë dicka për vendin tonë .
Kjo përpjekje, fillon me qëllimet më të mira dhe ndjenjat më të pastra. Asnjë nga ne nuk di në qoftë se do të ketë vazhdim dhe për sa kohë , por e vetmja gjë e sigurt është qe ne do të japim më të mirën e mundshme. Nga ana tjetër sic thotë dhe poeti, bukuria e rrugës së kthimit për në atdhe, është ajo që ka rëndësi...



